TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit publikoi një ditë më parë pamjet, ku dy automjete luksoze, Lamborghini dhe një BMW, lëviznin në autostradë në drejtim të Vlorës, me shpejtësi skëterrë.
Fillimisht drejtuesit nuk i ndaluan policisë, ndërsa u kapën pak më vonë në një postbllok tjetër.
Ndërkohë, media zvicerane Blick ka zbuluar të tjera detaje. Makina Lamborghini ishte marrë me qira nga 40-vjeçari kosovar në një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Schuebelbach të Zvicrës.
Pronari i kompanisë nuk ka komentuar ngjarjen, pasi ishte me pushime dhe nuk kishte dijeni për ngjarjen, shkruan gazeta.
Ndërkohë, mjeti tjetër BMW drejtohej nga një 37-vjeçar, gjithashtu nga Kosova. Makina e tij i përket një kompanie pastrimi në kantonin Schwyz. Shefi i tyre është gjithashtu me pushime dhe nuk ishte në dispozicion për Blick.
Kujtojmë se drejtuesi i mjetit Lamborghini u gjobit me 168 mijë lekë, kurse ai BMW me 120 mijë lekë.