AKTUALITET, 21 Korrik 2021, 13:59

Manastirliu sërish thirrje qytetarëve: Merrni fqinjët dhe farefisin, keni përgjegjësi për vaksinimin

Manastirliu sërish thirrje qytetarëve: Merrni fqinjët dhe

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve për tu vaksinuar kundër koronavirusit.

“Në vendin tonë kemi një rritje të rasteve që sjell edhe rritje të hospitalizimeve. Mos e lini për nesër vaksinimin,”-apeloi Manastirliu.

“Merrni fqinjët dhe farefisin, vaksinimi jo vetëm përgjegjësi e jona por edhe e juaja”-tha ministrja e Shëndetësisë.

“Sa më shumë ndërgjegjësim edhe te komshinjtë, miqtë dhe farefisi. I paraprijmë edhe varianteve të reja që shihet që qarkullojnë më shpejt mirëpo vaksina të mbron shumë.

Durrësi është një nga qytetet kur duhet të fokusohemi për të rritur mbulesën vaksinale. Edhe në Tirane me numrin e lartë të banorëve nuk jemi aty ku duam të shkojmë.

Synimi është të alternojmë vaksinimin përmes njësive të lëvizshme. Ka më shumë akses edhe te qytetarët që nuk kanë arritur ende të vaksinohen., Kjo javë që është e java e hapur krijon mundësinë të rrisim mbulesën vaksinale.

Me alertin e Deltas është moment i mirë për ndërgjegjësim dhe për ne që të mbrojmë së pari shëndetin tonë dhe të familjarëve. Nuk është vetëm përgjegjësi e strukturave por e çdo qytetari. Vaksinim, vaksinim janë fjalët kyçe. Varianti Delta e ka rritur transmetueshmërinë.

Dhe në vendin tonë kemi një rritje të rasteve që sjell edhe rritje të hospitalizimeve. Është e rëndësishme të vijojmë me ritëm të lartë procesin e vaksinimi. Më shumë se 470 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Kemi vaksina për të gjithë popullatën. Mjekët e familjes janë duke bërë një punë shumë të mirë për të lajmëruar qytetarët. Fokusi ynë do të jetë në këto qytete ku mbulesa vaksinale nuk është shumë e lartë. Mos e lini për nesër vaksinimin. Pa asnjë hezitim për të vajtur derë më derë te çdo qytetar”, tha Manastirliu.