TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon për të tretën herë radhazi kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila kërkoi lirimin nga qelia për t’u kujdesur për djalin e sëmurë.
“Balkan Web” raporton se avokati ka paraqitur para gjykatës raportet psikologjike për fëmijën, raport për rëndimin e gjendjes shëndetësore të djalit, si edhe raport mjekësor të babait të saj.
Djali i ish-gjyqtares së akuzuar për korrupsion dhe lirimin e personave me dënime të rënda vuan nga një sindromë e rëndë, por sërish Gjykata e Posaçme nuk e ka marrë parasysh këtë situatë.
Po kështu edhe vajza e saj me të atin që kujdeset për fëmijët kanë probleme të theksuara shëndetësore. Janë shtatë kërkesa të refuzuara nga Gjykatat për liri të bëra nga ish-gjyqtarja Hoxha.
Kjo është hera e tretë në Apel, teksa më herët ka pasur dhe katër kërkesa në Shkallën e Parë.