TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me shumicë votash Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfertë- në mbledhjen e radhës ka miratuar përmbajtjen tekstuale të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.
Në Komision ka pasur përplasje ndërmjet ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ish-kryeministrit, njëkohësisht deputet i LDK-së Avdullah Hoti, mbi Ligjin për ndarjet buxhetore.
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti i ka thënë ministrit, Hekuran Murati se duhet rishikuar neni 15 i këtij projektligji, duke i thënë se ‘po ia fut kot dhe po mashtron deputetët’.
“Kur ka filluar pandemia në mars apo në prill janë bërë shpenzime pa ndarje buxhetore dhe tash kjo nuk ka asnjë logjik që kjo të përsëritet ai precedent është bërë atë kohë. Jemi duke bërë diskutime në Komision me qëllimin më të mirë për të bërë më të mirë.
Sa herë mbarojnë argumentet profesionale kalojnë më gjëra që nuk ndryshojnë, ku janë minuset në buxhetin 3 vitit 2021 që tash po do me i mbuluar me kredi”.-tha Hoti.
Ministri Murati tha se kërkesa e deputetit Hoti po bëhet për çështje politike.
“Ne e kemi shqyrtuar dhe janë disa lëshime te emërtimi i neneve, saktësisht kemi të bëjmë. e nenin 9 me projektligj ku referenca e nenit 21 duhej të ishte e nenit 23.
Financimi bëhet në dy forma, kur kemi të bëjmë përmes huamarrjes dhe e dyta ka të bëjë me financimin si mbështetje buxhetor.
Çështja e shpenzimeve buxhetore është e rregulluar me ligjin e buxhetit dhe ku thuhet se ka pasur ndarje mund të konsultohet auditori, financimi ka ndodh prej grantit qeveritar. Sa i përket mënyrës se si qeveria i përmbush nevojat e veta kjo rregullohet me ligjin për borxhin publik”.-tha Murati.
Në përplasje me Hotin, ministri Murati tha se tendencë ka krijimin e një preteksti që të mosvotohet financimi shtesë./Express