AKTUALITET, 18 October 2026, 14:09

Protestuesit hedhin molotovë te Ministria e Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës e ujë dhe bën disa shoqërime

Protestuesit hedhin molotovë te Ministria e Arsimit, policia

Një tjetër moment tensionesh është shënuar te Ministria e Arsimit. Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe bomba molotov drejt efektivëve të Policisë.

Këta të fundit janë përgjigjur duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, si dhe kanë kryer disa shoqërime .

Pas përshkallëzimit të situatës, protestuesit kanë nisur të shpërndahen, duke u drejtuar drejt zonës së qendrës.