TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dhënë sot masat e sigurisë për dy personat e ndaluar në lidhje me shpërthimin e makinës me eksploziv në lagjen”18 Shtatori”, ngjarje ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli dhe mbeti i plagosur një tjetër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Pergjithshëm Gjirokastër pohon se “në perfundim të seances vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Behar Zyberin dhe Shpëtim Malasin për veprën penale “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim”.
Më datë 10.10.2026 rreth orës 22:00 në bulevardin “18 shtatori”, përballë Prokurorisë Gjirokastër, një automjet tip “Benz”, shpërtheu me lëndë plasëse.
Në këtë ngjarje humbi jetën drejtuesi i automjetit shtetasi Beqir Devolli, 48 vjeç dhe mbeti i lënduar pasagjeri Erigels Mela, 26 vjeç.
Lidhur me këtë ngjarje në kërkim janë shpallur Gentjan Zhupa, 38 vjeç, banues në Tepelenë, dhe Kliton Omeri, i njohur edhe si Kliton Nanushi, 44 vjeç, banues në Tiranë. Sipas Policisë, dy personat e shpallur në kërkim dyshohet se janë larguar jashtë vendit pas ngjarjes.
Nga hetimet, katër personat dyshohet se kanë pasur role të ndryshme në organizimin dhe vendosjen e lëndës plasëse në automjet, me qëllim vrasjen e Beqir Devollit. Dyshohet se ngjarja lidhet me konflikte për pazare në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në shtetet evropiane.
Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një motomjet pa targa, që dyshohet se është përdorur për vendosjen e lëndës plasëse, dy automjete, tre telefona celularë, 2 500 euro dhe rreth 130 mijë lekë.