AKTUALITET, 18 October 2026, 16:01

Protestat masive kundër qeverisë në Tiranë, anulohet takimi i Ramës me kancelarin austriak

Protestat masive kundër qeverisë në Tiranë, anulohet takimi

Ndërsa Tirana dhe mbarë Shqipëria po zien në protesta, kryeministri Edi Rama kishte parashikuar një takim nesër me kancelarin e Austrisë në Vjenë.

Por takimi është anuluar, pas situatës të pazakontë në Shqipëri, ku studentët janë ngritur kundër qeverisë.

Studentët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Ata shprehen se Rama duhet të ikë, që gjërat të ndryshojnë. Studentët kanë zgjeruar kërkesat e tyre, duke theksuar se jetesa në Tiranë është bërë thuajse e pamundur.