AKTUALITET, 18 October 2026, 15:24

U gjet i pajetë në lumin Lana, identifikohet viktima

U gjet i pajetë në lumin Lana, identifikohet viktima

Është identifikuar viktima që u gjet pa shenja jete në lumin Lanë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë.

Policia bën me dije se viktima është Ilirjan Lavdari, 72 vjeç, banues në Tiranë.

Në informacionin paraprak që solli policia, deklaroi se viktima është gjetur rreth orës 12:56.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në lumë, ku ka humbur jetën.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, për gjetjen pa shenja jete të një shtetasi, në lumin Lanë, bëjmë me dije se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë"- njoftoi policia.