TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Firma formale mbi kontratë, rikthimi zyrtar në “Old Traford” dhe menjëherë në dispozicion të trajnerin Solskjaer.
Cristiano Ronaldo nuk humbet asnjë minutë kohë, prej dy ditësh ka nisur stërvitjen me “djajtë e kuq” për të qenë gati për sfidën kundër Newcastle, në program këtë të shtunë.
Në video e bërë publike nga faqja zyrtare e Manchester United, Cristiano Ronldo shihet i vetëm në “pallatin e ëndrrave” duke u mjaftuar vetëm me një fjalë: “Jam në shtëpi”.
Interesimi nga ana e tifozëve për të parë sërish CR7 në fushë është shumë i madh, aq më tepër që portugezi ka shumë uri për të fituar gjithçka:
“Nuk jam këtu për pushime, por për të fituar akoma. Ka qenë diçka e bukur të fitoja këtu trofe të rëndësishëm vite më parë por jam kthyer sërish për të fituar akoma. Jam gati, unë dhe shokët e mi.
Jam gati dhe i bindur se 3-4 vitet e ardhshme do të ndodhin gjëra të rëndësishme”, u shpreh Ronaldo për faqen zyrtare të klubit.