SPORT, 10 Shtator 2021, 09:55

Rinovimi i Dibalës me Juventusin, gati të hyjë në skenë… Andrea Anjeli

Rinovimi i Dibalës me Juventusin, gati të hyjë në

Paulo Dibala dhe Juventusi vazhdojnë të mbeten dy milionë euro larg njëri-tjetrit për të nënshkruar kontratën e radhës, me këtë aktualen që kujtojmë se skadon më 30 qershor të verës së ardhmen.

Dhe pa dyshim që në Torino, edhe pse nga oferta 8 milionë euro plus bonuse, kanë kaluar në 9 milionë neto, por pa bonuse, menaxheri i argjentinasit, Horge Antun, ka kaluar në kundërsulm: kërkon të paktën rrogën që fiton Matajs de Ligt, 8 milionë euro, plus 4 bonuse.

Fakti që palët janë larguar dhe gjithçka ka ndodhur pas largimit të Kristiano Ronaldos, drejtuesit nuk kanë ndërmend që të fusin sërish në lojë paratë që kursyen nga portugezi, por pikërisht për të zbutur gjakrat, nga Torinoja nënvizojnë se në lojë pritet që të hyjë vetë presidenti Andrea Anjeli.

Ky i fundit ka një marrëdhënie jo vetëm “institucionale”, por edhe mjaft miqësore me Dibalën, prandaj të dy së bashku pritet që të kenë një takim kokë më kokë dhe të zgjidhin ngërçin financiar.