TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mançester Junajtid ka harruar të fitojë në kampionat, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Uolvesit, në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”.
Në pjesën e parë miqtë ishin më kërkues, duke rrezikuar disa herë portën e De Geas, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Ndërsa pjesa e dytë foli më shumë për “Djajtë e Kuq”, të cilët e kërkuan me ngulm golin e fitores.
Megjithatë pavarësisht tentativave të shumta, të besuarit e Solskjaer nuk ia dolën të shënojnë, duke u larguar nga kjo ndeshje me 1 pik. Të dyja ekipet janë në kuota të barabarta pikësh, 35, teksa ndajnë vendin e 6-të dhe të 7-të. Debutoi për Junajtid në këtë ndeshje edhe afrimi i kësaj merkato Bruno Fernandesh.
Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që Junajtid nuk fiton në kampionat, teksa në dy ndeshjet e mëparshme ishte mposhtur nga Liverpuli dhe Bërnlej.