SPORT, 7 Gusht 2021, 09:09

Ikja e Messit, reagon edhe Manaj: Me fat që u stërvita me më të mirin!

Ikja e Messit, reagon edhe Manaj: Me fat që u stërvita me më

Postimet për Leo Messin kanë qenë të shumta nga lojtarët e Barcelonës.

Mes tyre edhe Rey Manaj ka diçka për të thënë.

“Ndihem me fat që kam qenë në gjendje të stërvitem përkrah lojtarit më të mirë në histori. Ishte një kënaqësi e madhe të mësoja nga ju. Paç fat Leo Messi”, shkruan Manaj në rrjetet sociale.

Manaj është stërvitur disa herë me ekipin e Barcelonës, ndërkohë që së fundmi provoi edhe të luante dhe të shënonte katër gola në miqësore.