TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adriatik Lapaj, kryetar i partisë “Shqipëria Bëhet” dhe analisti Anri Bala debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus për praninë e partive në protestën e studentëve dhe rolin protagonist që ato duan të marrin.
Ndërsa Lapaj tha se sheshi është i të gjithëve dhe se partia e tij nuk ka imponuar askënd, Bala u shpreh se parti si e Lapajt i shkelin syrin Berishës.
Pjesë nga debati
Lapaj: Protesta është e qytetarëve. Nuk është klishe. Ne si subjekte politike e kemi mbështetur me numra, promovim publik me mbështetësit tanë dhe kemi pranuar lidershpin e grupeve të qytetarëve, studentëve, gjimnazistëve. Këtë e kërkova që në 8 dhjetor kur ndenja 107 ditë te kryeministria. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh. Kjo duhet mbështetur dhe nuk duhen bërë llogari politike. Secili aty në shesh është i lirë të thotë mendimin e vet. Pse duhet të jetë kaq e vështirë që në këtë protestë me qytetarë të spikasim ne?
Bala: E di kush është ndryshimi mes teje, Shehajt dhe Qorit? Ju e keni përqafuar lidershipin e PD. Sheshi nuk e kupton këtë zgjidhje. Në zgjedhjet hipotetike kandiduat dhe nxorrët një kandidat të përbashkët.
Lapaj: Kjo nuk është e vërtetë.
Bala: Ky është perceptimi. Këta janë kundër një pushteti të Ramës, por edhe Berishës, ndërsa ju i shkelni syrin Berishës.
Lapaj: Parti të vogla nuk qëndron, por parti të reja, unë jam fringo i ri se nuk kam konsumuar asnjë ditë pushtet. Partia ka 24 muaj e krijuar. Në lidhje me kandidatin e Tiranës, Flor Binaj, nuk bëmë koalicion me Berishën.
Bala: Nuk thashë këtë. Tashë që sheshi nuk do as Ramën as Berishën. Ju e doni Berishën.
Lapaj: Për kandidimin e Binajt, ne vendosëm veton për kandidat nga shoqëria civile. Ne jemi parti, duhet të japim zgjidhje. Nuk i vëmë biletën ndonjërit. Sheshi aty po nuk kuptuam se po nuk u bë maxhorancë kundër kërsaj qeverie, nuk bëhet.
Bala: Mund të të japë kosto ty dhe PD-së.
Lapaj: Unë po ju them, as i jemi imponuar sheshit, jemi modestisht aty bashkë me diasporën.