AKTUALITET, 3 November 2026, 17:01

Bardhi takohet me ambasadoren e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa: Diskutim i frytshëm mbi rolin e Kuvendin mbi miratimin e reformave dhe llogaridhënien e ekzekutivit  

Bardhi takohet me ambasadoren e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa:

Ambasadorja e BE-së në Tiranë Sofia Moreira de Sousa priti sot në një takim kreun e grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.

Ajo shkruan në rrjetet sociale, se takimi me Bardhin ishte shumë i frytshëm për diskutimin e rolit të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të Be-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit.

U takova sot me z. Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, për të diskutuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Patëm një diskutim të frytshëm mbi rolin qendror të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit.

Kjo kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e mirëfilltë dialogu.