AKTUALITET, 3 November 2026, 21:48

Adriatik Lapaj:  Veliaj po korr atë që ka mbjellë, është pjesë e bandës

Adriatik Lapaj:  Veliaj po korr atë që ka mbjellë,

Adriatik Lapaj, drejtues i partisë “Shqipëria Bëhet”, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, duke komentuar sjelljen e autoriteteve zyrtare ndaj Erion Veliajt, u shpreh se kryebashkiaku po korr atë që ka mbjellë sepse është bashkautor i sistemit dhe pjesë e bandës në qeverisje.

“Thelbi i të gjithës në fakt mendoj unë, nuk është vendi ku e kryen dënimin kryetari i bashkisë.

Trajtimi i qytetarëve duhet të jetë i njëjtë. Më afër për Veliajn është paraburgimi i Tiranës jo i Durrësit, por aty janë kushte të këqija.

Po t’i referohemi ligjit përcaktojnë qartë mënyrën se si procedohet, si avokat. Ministrit të Drejtësisë i lejohet të shkojë pa autorizim në burgje dhe rregullorja nuk parashikon një orar. Ajo që është e papranueshme është qasja që thotë se ka shkuar për inspektim, por nuk ka procesverbal.

Erion Veliaj po korr atë që ka mbjellë, është bashkaautor i këtij sistemi. Është pjesë e bandës, mori privilegjet e bandës dhe kur çahet rregulli i bandave është që eliminojnë njëri-tjetrin.

Veliaj është bashkëautor i këtij sistemi, e mbështeti Edi Ramën, i ka udhëhequr këto procese. Sistemi monstruoz që kanë ngritur ha të vetët.

Eliminimi mund të jetë poliktik, ekonomik, fizik. Sistemi i ngritur në Shqipëri që nuk bazohet te ligji, por te Maliqi prodhon këtë.

Ministri besoj se ka çuar mesazhin e Ramës, se ishte ora e vonë, shkoi pos 20 muajsh, shteti funksionon me letra, me protokoll, jo me letra në xhep dhe porosi në mendje.

Këto janë mesazhe të koduara të një bande të prishur në pazar”- tha Lapaj.