AKTUALITET, 3 November 2026, 22:08

Abilekaj: Mjafton të shkosh në protestë dhe e sheh që aty ka njerëz të Veliajt, por Rama ka më tepër informacion

Abilekaj: Mjafton të shkosh në protestë dhe e sheh që aty ka

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ka deklaruar se ka njerëz të Erion Veliajt në protestë dhe se me siguri Edi Rama ka të dhëna më të plota për këtë. 

Enton Abilekaj: Mjafton të shkosh në protestë dhe sheh që ka njerëz të Veliajt në protestë. Njerëz të Veliaj, të bashkisë, ish bashkëpunëtorë të tij, janë në protestë. A janë me urdhër të Veliajt? A ju ka dhënë para? 

Alban Dudushi: Kemi parë njerëz të Veliajt duke mbrojtur qeverinë dhe duke kritikuar protestën. 

Enton Abilekaj: Por mund të ketë edhe të dhëna të tjera pasi kryeministri ka të dhëna të tjera. Plarent Ndreca e tha sot kur doli nga GJKKO, tha e kam bërë zgjedhjen time mes Veliajt dhe PS, para 20 ditësh, pra Rama i ka kërkuar në ditën e dytë të protestës studentore, i ka thënë të shkëputet nga Veliaj. Dhe ai ka thënë jo. Pra Rama këtë informacion, të cilin Veliaj pretendon se ia ka dhënë Toni Gogu, duhet ta ketë patur që atëherë. Kemi parë njerëz të Veliajt, por fakti që Rama ka kërkuar Plarent Ndrecës këtë, tregon se Rama ka qenë i bindur se Veliaj është një ndër personat prapa protestës. Nuk e verifikojmë dot, por që kryeministri ka bindjen që Veliaj është mbrapa protestës dhe mënyra si punon kundër qeverisë e kërcënon pushtetin e Ramës, është e qartë.