TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Alban Dudushi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, foli për përplasjen mes Ramës dhe Veliajt, duke deklaruar se kryebashkiaku ka ende pushtet dhe se zgjedhjet do të jenë një test për të kuptuar a do të ndikojë ai dhe njerëzit e tij në rezultat.
"Ka një luftë pushtetesh. Veliaj paska akoma pushtet edhe duke qenë në burg. Pra është pushtet i paçmontuar. Sa kohë Rama merret me të, po të mos kishte pushtet nuk do të kthente as kokën. Është Bashkia e Tiranës dhe një nukël njerëzish. Është për tu testuar nëse këta njerëz do të ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme në rezultat apo jo. Flasim për njerëz me influenca të caktuara. Në këtë kuptim, kjo është situatë e përplasjes.
Pse Rama e ngre akuzën që Veliaj është prapa protestave? Edhe me këmbënguljen e Veliajt për të mbajtur bashkinë dhe për të mos lëshuar në komandë të Ramës, të paktën Rama i minon besueshmërinë te socialistët Veliajt. Nga ana tjetër, shihni Berishën që doli në mbrojtje të Veliajt, ndërkohë Berisha po ju kujtohet KPD, tha po sodis çfarë po ndodh atje.
Në këtë rast, ai del në mbrojtje, siluron në të njëjtën anë Veliajn.
Veliaj është në burg dhe nuk ka çfarë të humbasë, ka një rrugë të gjatë nëpër gjyqe. Ka edhe një betejë publike dhe politike nga ana tjetër. Duke qenë në këtë situatë, të gjithë rrebeshet e Ramës ndaj Veliajt, janë një dhuratë perfekte dhe alibi perfekte që Veliaj të ekspozohet si i burgosur politik. Të dyja anët po testohen akoma, kjo lojë nuk përfundon tani.
Do të shohim në vazhdim nëse ky njeri është apo jo i rrezikshëm për të. Veliaj nuk do të humbase atë pol pushteti që ka", deklaroi Dudushi.