TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Totenhemit Hoze Murinjo deklaroi se pret që sulmuesi i tij i dëmtuar Herri Kejn të luajë sërish në sfidën e parafundit të kampionatit anglez kundër Leiçesterit në 9 maj.
Tekniku portugez theksoi se lojtari i tij po bën të pamundurën për t’u rikuperuar fizikisht pasi u lëndua në muskulin e këmbës në sfidën e 5 janarit kundër Midëllsbrout 1-1 në FA Cup.
“Pres që Kejn të luajë kundër Leiçesterit në 9 maj. Ndoshta do të na ndihmojë shumë për të parë se ku do të renditemi në kampionat. Besoj se ky skenari më i mundshëm që ai të rikthehet. Çdo gjë po shkon në rregull, ai po vazhdon të përmirësohet”, bëri me dije portugezi.
Në këtë mënyrë, konfirmohet se Totenhem do të duhet t’ia dalë në Ligën e Kampioneve dhe kampionatin anglez pa sulmuesin e vet të spikatur. Deri në momentin që u dëmtua, Kejn shënoi 17 gola në total, 6 prej të cilëve në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Kujtojmë që Totenhem tentoi të blinte sulmuesin e Fenerbahçes Vedat Muriqin për të zëvendësuar Kejnin e dëmtuar, por presidenti i klubit turk kërkoi më tepër se 25 milionë € për ta shitur 25-vjeçarin që përfaqëson Kosovën.