AKTUALITET, 24 July 2026, 12:53

Garancia/ Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE

Siç edhe më herët ka pohuar, Rama tha se ligji i zonave të mbrojtura do të hartohet 100% në përputhje me direktivat e BE.

“Në atë ligj (i zonave te mbrojtura) që përdoret si benzinë për zjarrin e protestës, përfshirë edhe nga eurodeputetë. Do të skanohet një për një për ta përputhur krejt atë ligj 100% e direktivën e BE edhe atë ligj. Nuk kalon asgjë pa miratimin e Komisionit”, tha Rama.

Rama theksoi se ligji do të përputhet tërësisht me direktivën e BE-së, dhe nenet do skanohen një për një me Komisionin Europian.

“Bëmë ligjin e parë të integruar me BE-në për zonat e mbrojtura dhe zgjeruam në mënyrë të ndjeshme sipërfaqen e tyre dhe e kthyem mbrojtjen e natyrës në sistem administrimi. Ndryshimet e vitit 2024, le ta mbajë shënim kush e dëgjon, në atë ligj, të përdorur papushim si benzinë për zjarrin e protestës, nga individë me axhenda politike, përfshirë disa eurodeputetë që në rastin më të mirë s’e kanë lexuar fare, dhe në rastin më të keq kanë dashur ta besojnë rolin e viktimave të imperializmit amerikan. Ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën europiane. Ka një proces në zbatim të kalendarit të negociatave, do skanohen një për një me Komisionin Europian, për ta përputhur tërësisht atë ligj me direktivën e BE. Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri në rrugën e negociatave ku s’kalon asgjë pa miratimin e Komisionit”, tha ai.

Rama: Ndryshimet e vitit 2024 le ta mbajë shënim kush e dëgjon, në atë ligj u përdorën pa pushim dhe vazhdojnë si benzinë për zjarrin e protestës nga individë me axhendat e tyre politike, përfshirë edhe disa eurodeputetë që në rastin më të mirë nuk e kanë lexuar çfarë kemi ndryshuar, ndërsa në rastin më të keq kanë dashur ta besojnë rolin e viktimave të imperializimit amerikan.

Por e vërteta është se ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën evropiane dhe fatmirësisht nuk është këtu fjala ime kundër fjalës së atyre që mendojnë ndryshe por ka një proces në zbatim të kalendarit të negociatave ku do të skanohen një për një me KE për ta përputhur krejt atë ligj 100 përqind me direktivën e BE  edhe ato ndryshime. Kështu që ky konflikt i stisur do të zgjidhet për bukuri në rrugën e negociatave, ku nuk kalon asgjë pa miratimin e Komisionit.

Tani le të ngrejë dorën një i vetëm këtu në këtë sallë, jashtë mureve të kësaj salle, kudo në Shqipëri apo jashtë kufijve, dhe të thotë po e kisha imagjinuar në kohën e koreve shurdhuese të sharrave elektrike, dhe atyre shkulmuese të çifteve shfarosëse se do të vinte një ditë kur po në të njëjtin bulevard, kur në atë kohë protestuesit vriteshin si shpendët e lagunave nga dritaret e kryeministrisë, do të vërshonte një proteste masive qytetare për fatin e biodiversitetin të një lagune të vendit.