AKTUALITET, 17 August 2026, 17:37

Flakët dalin jashtë kontrollit në Fushë-Bulqizë, vështirësohet ndërhyrja e zjarrfikëseve 

Flakët dalin jashtë kontrollit në Fushë-Bulqizë,

Situata nga zjarri në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në zonën e Qafë Helmesit, ka dalë jashtë kontrollit.

Pavarësisht pranisë së forcave të shumta në terren për izolimin e flakëve, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Terreni malor e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen, duke e bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse në disa zona të përfshira nga flakët.  

Në terren vijojnë të luftojnë me zjarrin punonjës të shërbimit zjarrfikës, Bashkisë Bulqizë, shërbimit pyjor, si dhe forca të ushtrisë.