TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë nga burgu ish-shefin e Komisariatit të Policisë së Sarandës, Gëzim Bashllari, duke ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij.
Nga masa e mëparshme “arrest me burg”, togat e zeza të shkallës së dytë kanë vendosur nxjerrjen e tij nga qelia dhe caktimin e masës shtrënguese “detyrim për t’u paraqitur” pranë policisë gjyqësore.
Ish-drejtuesi i policisë u ndalua më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën dyshimet për shpërdorim detyre lidhur me kontrollet dhe procedimet ndaj ndërtimeve pa leje në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.