TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të qytetit, me përdorimin e pajisjeve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë javës së fundit, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor janë proceduar penalisht 7 shtetas. Një prej tyre është arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 4 drejtues mjetesh janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim pa leje drejtimi.
Ndërkohë, 2 drejtues janë proceduar penalisht në lidhje me aksidente rrugore.
Kontrollet parandaluese kanë sjellë gjithashtu një numër të lartë masash administrative. Sipas Policisë Rrugore, janë vendosur:
Në total, janë vendosur 1,076 masa administrative gjatë kontrolleve të kësaj jave.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë sekuestruar 4 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.
Policia Rrugore e Fierit u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, duke theksuar se respektimi i tyre është thelbësor për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së përdoruesve të rrugës.