TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Faqja zyrtare e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është hakuar ditën e sotme. Pas ndërhyrjes në faqen institucionale, në të shfaqet një material që nuk lidhet me aktivitetin e Inspektoratit. Në shkrimin e publikuar pretendohet se dy turistë turq janë fyer, denigruar dhe dhunuar nga pronari i një hoteli në Ksamil.
Përmbajtja është vendosur në faqen zyrtare të institucionit pa autorizim, duke ngritur dyshime për një sulm kibernetik ndaj platformës.
Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi autorët e sulmit apo mënyrën se si është komprometuar faqja. Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse sulmi ka prekur vetëm përmbajtjen e publikuar në faqen kryesore apo edhe të dhëna të tjera të sistemit.
