TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vatrat e zjarrit që kanë mbetur duket se nuk janë më rrezik për fshatin Gojan i Madh të Pukës, në hyrjen e të cilit vijojnë të jenë të dislokuara ende disa mjete zjarrëfikese. Në brendësi të Gojanit situata duket e qetë, teksa gjurmët e një dite më parë janë të dukshme në çdo kënd të fshatit.
Disa nga familjet e evakuara i janë rikthyer banesave, një ndër ta dhe ajo e Pjetër Ndoit në lagjen Pepaj në fshatin Gojan. Pjetri dhe bashkëshortja e tij tregojnë tmerrin që përjetuan një ditë më parë, teksa i gëzohen faktit se kanë ende një strehë mbi kokë.
“Situatë e jashtëzakonshme. Luftë e pashpallur. Luftë e pashpallur ka qenë që ditën e diel. Zjarri ja kalon edhe luftës. Mos të shpëtonin këto shtëpi, ka qenë një minus i jashtëzakonshëm. Jo nga ana ekonomike, por nga ana morale, logjike e shpirtërore”, tha Pjeter Ndoi, banorë i fshatit Gojan.
“Ishte situatë shumë e frikshme. Veç me ik me shpëtu me familjen. Mbrëmë nuk kemi qëndruar këtu. S’jemi të sigurt”, tha bashkëshortja e tij. Ndërkohë që situata me flakët në fshatin Gojan duket më e qetë zjarret vijojnë ende te jenë aktive në pyjet pranë fshatrave Prozhëm e Rrape ku është e pa mundur ndërhyrja e mjetevr zjarrëfikës, teksa forcat e angazhuara në terren po punojnë me mjete rrethanore.
Prej rreth dy javësh zjarret në pyjet e Pukës kanë përshkuar rreth 3000 hektarë shkurre e pyje te lartë pishe, një pjesë e të cilëve u dogjën plotësisht duke rrezikuar dy ditet e fundit dhe jetë njerëzish.