TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luigi Mangione u deklarua fajtor për akuzat federale në lidhje me vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson.
Në një deklaratë cinike, Mangione pranoi se e ndoqi drejtuesin ekzekutiv në një konferencë investitorësh në vitin 2024 dhe e qëlloi atë në një rrugë të Nju Jorkut. Ai madje zbuloi se përdori një dredhi për të mbledhur informacione rreth ngjarjes, duke kontaktuar paraprakisht kompaninë e sigurimeve shëndetësore, duke u shtirur si investitor në një kompani multi-miliardë dollarëshe.
“Mëngjesin e 4 dhjetorit 2024, unë qëllova Thompsonin në Manhattan dhe ai vdiq”, i tha Mangione gjykatës, ndërsa gruaja e viktimës, Paulette, e shihte gjyqin dukshëm e tronditur me lot në sy.
Dënimi i Mangiones është caktuar për 18 dhjetor dhe, kur u pyet nga gjykatësi federal nëse e kuptonte që mund ta kalonte pjesën tjetër të jetës në burg, Mangione u përgjigj pothuajse indiferentisht: “Po”.
Mangione e pranoi fajësinë në një seancë të planifikuar me nxitim në gjykatën federale të Manhattanit, duke zgjidhur një nga dy çështjet kundër tij në lidhje me vdekjen e Thompson.
Avokatët e Maggione-s tani po kërkojnë që çështja e veçantë për vrasje që është në pritje kundër tij në shtetin e Nju Jorkut të rrëzohet, duke përmendur parimin e rrezikut të dyfishtë.
Mangione i tha gjykatës të premten se e sulmoi Thompsonin “pasi vuajti për vite me radhë nga dhimbje të forta për shkak të një shtylle kurrizore të thyer dhe u përpoq të kapërcente barrierat e sistemit të sigurimeve shëndetësore”.
Mangione nuk ka qenë kurrë klient i UnitedHealthcare, sipas policisë dhe kompanisë. I diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë nga një familje e pasur e Merilendit, ai u arrestua pesë ditë pas të shtënave kur u pa në një McDonald’s në Altoona të Pensilvanisë, rreth 230 milje në perëndim të Manhattanit.
Si çështja federale ashtu edhe ajo shtetërore mund të rezultojnë në burgim të përjetshëm për Mangione-n.