BOTA, 14 August 2026, 19:48

Tërmeti vdekjeprurës në Kolumbi, Banka Botërore ndan 200 milionë dollarë ndihmë emergjente

Tërmeti vdekjeprurës në Kolumbi, Banka Botërore ndan 200

Banka Botërore njoftoi se ka shpërndarë 200 milionë dollarë ndihmë emergjente për të mbështetur Kolumbinë pas tërmetit vdekjeprurës me 285 të vdekur.

“Banka Botërore shpërndau 200 milionë dollarë ndihmë emergjente më 13 gusht. Grupi gjithashtu nisi një studim të shpejtë për të përcaktuar koston e tërmetit për të ndihmuar qeverinë të ketë një vlerësim fillestar të ndikimit ekonomik të tërmetit”, theksoi institucioni ndërkombëtar me seli në Uashington.

Banka tha se kishte nisur gjithashtu një Vlerësim të Shpejtë Global të Dëmeve nga Tërmetet (GRADE) për t’i ofruar qeverisë kolumbiane një vlerësim të hershëm të dëmeve dhe humbjeve ekonomike nga tërmeti.

Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë goditi të hënën, duke rrëzuar blloqe apartamentesh dhe duke dëmtuar shtëpi, shkolla dhe spitale në të gjithë Kolumbinë perëndimore.

Autoritetet thanë të premten se 285 persona ishin vrarë dhe gati 4,000 të tjerë ishin plagosur. Gati 400 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.