TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roma mjaftohet me një fitore minimale në sfidën e parë të raundit të 1/16-ave të Europa League ndaj belgëve të Gent. Në Olimpico vendosi gjithçka një gol i afrimit të janarit Carles Perez në minutën e 13-të. Roma shkon pas një jave tashmë në Belgjikë për të mbrojtur avantazhin minimal.
Përmbushi pritshmëritë edhe Arsenali që fitoi 0-1 në transfertën greke ndaj Olympiacos dhe hodhi një hap të sigurtë drejt kualifikimit në 1/8-at falë një goli të Lacazette. Mund të konsiderohet pa frikë si skuadra e parë e kualifikuar në 1/8-at Wolverhampton që fitoi me shifrat e thella 4-0 sfidën e parë ndaj Espanyol. Spektakolar Jota në këtë sfidë me një tregolësh.
Mori një fitore të ngushtë 2-1 Bayer Leverkusen ndaj Portos, ndërkohë që pothuajse ka prerë biletën në fazën tjetër Baseli pas suksesit 0-3 në fushën e Apoel Nicosias me skuadrën qipriote që në këtë sfidë u drejtua nga asistenti i trajnerit të parë, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare Bledar Kola.
Përmbysje spektakolare edhe ajo e Rangers që fitoi 3-2 ndaj Bragas që kryesoi deri në 0-2. Me përmbysje fitoi edhe Wolfsburg 2-1 ndaj Malmos. Ndërkohë u mbyll në barazim 1-1 takimi mes AZ Alkmaar dhe Lask Linz.