TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person ka humbur jetën pasi është dëmtuar aksidentalisht me një mjet pune të tipit fresibël (troko).
Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ndërsa viktima ishte duke kryer punime në banesë në momentin kur është dëmtuar aksidentalisht.
Informacionet paraprake bëjnë me dije se viktima ishte duke punuar në banesë ndërsa është dëmtuar aksidentalisht me gur fresibël.
Menjëherë pas ngjarjes ai është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.