TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 32-vjeça

r shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet greke për tentativë vrasjeje, është arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Patrës.
Sipas Policisë greke, në pranga ra A.Bushi, i cili u lokalizua në një banesë ku qëndronte përkohësisht në zonën e Ovryas. Arrestimi u krye pas një operacioni të koordinuar nga Departamenti për Hetimin e Krimeve me Zhvatje, me mbështetjen e njësisë speciale EKAM dhe Grupeve Operacionale të DAOE.
Ndaj 32-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Departamenti i Dytë Hetimor i Prokurorisë së Shkallës së Parë të Akaisë. Ai akuzohet për veprat penale të “vrasjes me dashje në tentativë”, si edhe për shkelje të legjislacionit grek për armët dhe lëndët shpërthyese.
Sipas hetimeve, Bushi dyshohet se është përfshirë në një incident të ndodhur më 7 prill 2026 në zonën N. Souli të Patrës. Autoritetet greke thonë se ai, së bashku me Dimitrios Georgakopoulos, Georgios Giovas dhe një person tjetër ende të paidentifikuar, kishin organizuar një takim me Panagiotis Moraitis dhe Panagiotis Theodorakopoulos, pas një konflikti të mëparshëm mes Giovas dhe Moraitis.
Sipas dosjes hetimore, sapo Moraitis dhe Theodorakopoulos mbërritën në vendin e takimit, ndaj tyre u hap zjarr me armë zjarri. Prokuroria greke pretendon se të shtënat u kryen nga Adriano Bushi dhe personi i paidentifikuar, me qëllim eliminimin e tyre.
Nga sulmi mbeti i plagosur Panagiotis Moraitis, i cili, sipas ekspertizës mjekësore, pësoi plagë depërtuese në të dy pulpët e këmbëve, si edhe frakturë të fibulës së majtë.