AKTUALITET, 28 July 2026, 21:24

Aksident tragjik në Fushë-Krujë/ Përplasen dy automjete, humb jetën një person, plagoset rëndë një tjetër (Emri)

wmremove-transformed (4).png

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në një aks rural që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një “Volkswagen” që drejtohej nga Viktor Doda dhe një “Benz” me drejtues Kristjan Laskën, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, Viktor Doda, banor i fshatit Bilaj, ka humbur jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Kristjan Laska, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti i drejtuar nga Laska.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.