TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një konflikt për motive pronësie mes fqinjëve në fshatin Dedaj të Pukës ka përfunduar me arrestimin e tre personave dhe procedimin penal në gjendje të lirë të dy të tjerëve.
Policia bëri të ditur se në pranga ranë shtetasit I. Sh., 67 vjeç, djali i tij F. Sh., 36 vjeç, si dhe G. I., 34 vjeç. Ndërkohë, nisi procedimi në gjendje të lirë për P. I., 60 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, F. I., 43 vjeçe, të gjithë banues në fshatin Dedaj.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (28 korrik) ku palët janë konfliktuar me njëra-tjetrën për motive pronësie, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur I. Sh. dhe G. I., të cilët po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Njoftimi:
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë (fqinjë), pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive pronësie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasit I. Sh., 67 vjeç, F. Sh., 36 vjeç (djali i 67-vjeçarit) dhe G. I., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. I., 60 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen F. I., 43 vjeçe (motra e shtetasit G. I.), të gjithë banues në fshatin Dedaj, Pukë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dedaj, këta shtetas janë konfliktuar për motive pronësie, me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse/të mprehta.
Si pasojë e konfliktit, kanë pësuar dëmtime shtetasit I. Sh. dhe G. I., të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sende dhe mjete të dyshuara të përdorura gjatë konfliktit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.