AKTUALITET, 28 July 2026, 21:20

Emri/ Kërkohej për tentativë vrasjeje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin. Si u organizua atentati pas konfliktit

11.PNG

Policia greke ka arrestuar në orët e mëngjesit të sotëm shtetasin shqiptar Adriano Bushi, 32 vjeç, pas një operacioni të koordinuar ku morën pjesë forcat speciale greke EKAM dhe grupet operacionale të DAOE.

Sipas autoriteteve greke, arrestimi u krye nga Oficerët e Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje, pas një vlerësimi informacioni dhe një operacioni të organizuar. Bushi u kap brenda një banese ku qëndronte përkohësisht në zonën e Ovryas, në Patra.

Ndaj 32-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Departamenti i 2-të i Rregullt Hetimor i Prokurorisë së Shkallës së Parë të Akaisë, për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe shkelje të legjislacionit “për Armët dhe Lëndët Eksplozive”.

Sipas burimeve policore, Bushi dyshohet se është përfshirë në një ngjarje të ndodhur më 7 prill 2026 në Patra.

Sipas hetimeve, Adriano Bushi, së bashku me Dimitrios Georgakopoulo, Georgio Giova dhe një person tjetër ende të paidentifikuar, janë takuar në rrugën Ryakiou, në zonën N. Souli të Patrës, me Panagiotis Moraiti dhe Panagiotis Theodorakopoulo, pas një mosmarrëveshjeje mes Giovas dhe Moraitit.

Kur Theodorakopoulos dhe Moraitis kanë mbërritur në vendin e takimit, dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri me qëllim vrasjeje nga Adriano Bushi dhe personi ende i paidentifikuar.

Si pasojë e të shtënave, Panagiotis Moraitis ka mbetur i plagosur. Sipas të dhënave të hetimit, ai ka pësuar plagë depërtuese në të dy muskujt gastrocnemius, si dhe një frakturë të fibulës së majtë.

Autoritetet greke vijojnë procedurat ligjore lidhur me rastin dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.