AKTUALITET, 28 July 2026, 22:41

59 ditë revoltë kundër qeverisë/ Përfundon protesta dhe marshimi në Tiranë! Qytetarët: Nesër më shumë!

5c281759972b4a36b00ea1528a19e400.jpg

Pas marshimit në disa prej akseve kryesore të Tiranës, ka përfunduar protesta e 59-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë dhe më pas vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë tubimit, protestuesit përsëritën thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”, ndërsa në përfundim të marshimit nga podiumi u bë thirrje për vazhdimin e protestave edhe në ditët në vijim.

“Nesër më shumë!” ishte mesazhi me të cilin qytetarët mbyllën protestën e sotme, duke deklaruar se do të vijojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Prej 59 ditësh, protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila sipas tyre do të garantonte zhvillimin e një procesi të ri zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.