AKTUALITET, 29 July 2026, 10:23

Gjyqi/ Kryemadhi mbërrin në GJKKO, batuta me gazetarët për veshjen: Jemi veshur me salmon, ka omega 3

Monika Kryemadhi sapo ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, e shoqëruar nga avokati. 

E veshur me një këmishë të çelët dhe fund në ngjyrë limoni të gjelbër, ajo komentoi për gazetarët pjesën e sipërme të veshjes.

“Jemi të gjithë sot me salmon, ‘light salmon’”, tha Kryemadhi duke iu referuar këmishës. E pyetur cila ishte arsyeja pas kësaj zgjedhjeje, ajo u përgjigj me buzëqeshje:

“Ka omega 3, për jetëgjatësinë”, dhe më pas u largua duke përshëndetur me dorë.