TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë municionesh pranë Romës, në Itali, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Momenti i shpërthimit dhe zjarrit është filmuar.
Ngjarja ka ndodhur pranë fabrikës “Simmel Difesa”, e cila tashmë është pjesë e grupit franko-gjerman KNDS Ammo Italy. Kompania prodhon municione të kalibrave të mesëm dhe të mëdhenj, detonatorë dhe komponentë për pajisje mbrojtëse. Banorët pranë zonës kanë raportuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm që vinte nga ambientet e fabrikës.
Në vendngjarje janë mobilizuar forca të shumta zjarrfikëse, përfshirë helikopterë, ekipe shpëtimi dhe ambulanca. Autoritetet italiane kanë nisur ndërhyrjen dhe po verifikojnë rrethanat e incidentit.
Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e shpërthimit dhe nëse ka pasur dëme materiale mbeten ende për t’u përcaktuar.
View this post on Instagram