AKTUALITET, 22 September 2026, 09:33

Dyshohet se u hodhën nga pallati e hoteli në Tiranë e Kavajë, ndërrojnë jetë dy persona, mes tyre një shtetas belg

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në vend. Një 36-vjeçar dhe një 48-vjeçar i kanë dhënë fund jetë duke u hedhur nga banesë.

Një prej ngjarjeve raportohet në orët e para të mëngjesit të ndodhur në Tiranë, në Allias, ku dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Policia thotë se po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së rëndë.

“Më datë 22.09.2026, rreth orës 07:30, në Allias, shtetasi G. S., 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, njofton policia.

Gjithashtu një tjetër ngjarje ka ndodhur në Kavajë, në Golem. Mësohet se 48-vjeçari shtetas belg është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.