TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, si edhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët që garojnë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Fazën e parë për kandidim për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e kanë kaluar Naureda Llagami dhe Jordan Daci. Ndërkohë, KED ka ndaluar kandidimin e Lulzim Hamitaj.
Ky proces duhet të ishte mbyllur prej kohësh, pasi ka kaluar çdo afat i përcaktuar nga ligji për zëvendësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Njoftimi i KED:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e hënë, datë 21.09.2026, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 16.09.2026.
KED, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, si edhe dokumentacionin e përgatitur nga relatorët lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët, vendosi:
Në lidhje me kandidaturën e z. Roland Ilia, KED shtyu diskutimin, për të kërkuar dokumentacion sqarues lidhur me vlerësimin e kandidatit.
Lejimin e kandidimit të zj. Naureda Llagami, e cila ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë më datën 31.10.2025.
Lejimin e kandidimit të zj. Naureda Llagami, e cila ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datën 10.12.2025.
Lejimin e kandidimit të z. Jordan Daci, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datën 10.12.2025.
Lejimin e kandidimit të z. Jordan Daci, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë më datën 31.10.2025.
Ndalimin e kandidimit të z. Lulzim Hamitaj, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datën 10.12.2025. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë se 5 ditë nga dita e njoftimit të arsyetuar.
Ndalimin e kandidimit të z. Lulzim Hamitaj, i cili ka konkuruar për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë më datën 31.10.2025. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë se 5 ditë nga dita e njoftimit të arsyetuar.
Në lidhje me kandidaturën e zj. Helena Papa, KED shtyu diskutimin, për të kërkuar dokumentacion sqarues lidhur me vlerësimin e kandidatit.
Vijimin e diskutimit për kandidaturën e z. Alban Toro në mbledhjen e datës 23 shtator 2026.
Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në rubrikën dedikuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.