AKTUALITET, 21 September 2026, 17:28

Balla: Nesër në Zvërnec me delegacionin e BE-së, do t’u prezantojmë detajet e investimit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë të ditur se ditën e nesërme dy delegacione, një nga Parlamenti shqiptar dhe një nga Parlamenti Europian, do të zhvillojnë një vizitë në Zvërnec të Vlorës.

Gjatë vizitës, delegacionet do të shohin nga afër zonën dhe do të informohen mbi detajet e investimit që pritet të zhvillohet atje.

Deklaratat Balla i bëri në përfundim të ditës së parë të takimit të 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri.

“Mbledhja e radhës e Komitetit të Stabilizim Asociimit 25-26 maj në Strasurg, do të kemi përfunduar edhe zgjedhjet vendore, besoj zgjedhjet do të jenë në një nga të dielat 2 ose 9 maj siç e përcakton ligji. Ndërkohë që nesër, seanca e tretë është përcktuar si një vizitë në terren, do të shkojmë në Zvërnec për të parë nga afër zonën dhe për t’u informuar nga të gjithaa autoritetet dhe përfaqësues vendorë, për të informuar eurodeputetët mbi të gjitha çështjet që lidhen me investimin në Zvërnec. Nisja nga Tirana në 8:15”, tha mes të tjerash Balla.