TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët në Tiranë janë mbledhur për të 114-tën ditë radhazi në protestë kundër klasës politike.
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalime nga protestues dhe aktivistë.
Ndër kërkesat kryesore të protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura.
Gjatë marshimit, qytetarët kanë mbajtur pankarta dhe flamuj, ndërsa kanë përsëritur thirrjen: “Rama, jep dorëheqjen”.
Protesta vijon në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet pjesa tjetër e tubimit.