TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi këtë të martë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni dhe e pezulloi nga detyra.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se masa nuk është ekzekutuar ende për shkak se Hyseni nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas raportimeve, masa është lëshuar në kuadër të hetimeve që po kryhen në kuadër të dosjes AKSHI.
Në një kohë kur SPAK lëshoi këtë masë sigurie për numrin një të sigurisë së shtetit shqiptar, natyrshëm lind pyetja nëse është cenuar sigurua kombëtare?!
“Është rasti i parë që një zyrtare e lartë merr këtë masë sigurie. Teksa pretendohet se kreu i SHISH ka në dorë sekrete te shqiptarëve, ka përfunduar në një masë arresti. Nuk është e konfirmuar nëse i është komunikuar kjo masë sigurie apo jo. Është zyrtari i parë i lartë në këtë detyrë që përfundon në këtë akuzë nën dyshime nga SPAK.”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë se një tjetër precedent u krijua dhe me rastin e Bashkim Gazidedes, i cili u largua nga Shqipëria në vitin 97, por për çështje të tjera.
