AKTUALITET, 18 October 2026, 18:47

Djegia e Komisariatit nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë, disa të plagosur

Djegia e Komisariatit nr.3, punonjës policie të shtrirë në

Një sulm me gurë dhe bomba molotovë nga protestuesit është regjistruar në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, në rrugën “Mine Peza”.

Ambientet janë përfshirë nga flakët, ndërsa disa efektivë policie kanë mbetur të plagosur.

Disa efektivë shihen të shtrirë në tokë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Sipas informacionit të raportuar, 9 prej tyre janë transportuar në spital për të marrë trajtim mjekësor.