TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hellas Verona ka arritur të fitojë pastër në shtëpi ndaj Leçes me rezultatin 3-0. Skuadra e Kumbullës e Rrahmanit është vetëm dy pikë larg një vendi në Europa League. Dy legjionarët tanë si zakonisht ishin titullarë, duke dhuruar një ndeshje mjaft të mirë dhe duke ndihmuar për të mbajtur portën e paprekur. Golat e pjesës së parë u shënuan nga mbrojtësi Davidoviç dhe Pesina ndërsa në pjesën e dytë shënoi veterani Pacini me penallti.
Ndërkohë, në një super formë është edhe Parma e Kastriot Dermakut, që triumfoi ndaj Udinezes me rezultatin 2-0. Shënuesit ishin Galiolo dhe Kulusevski, që vazhdon të justifikojë milionat e derdhura nga Juventusi për të. Një ndeshje e nisur nga stoli për Dermakun, i cili u fut në fushë në minutën e 73, në vend të Kurtiç. Parma, pas kësaj fitoreje, siguron vendin e shtatë me 31 pikë, po aq sa Kaljari me golavarazh me të mirë. Ndërkohë, ndeshja tjetër e Serie A mes Sampdorias dhe Sasuolos ka përfunduar me rezultatin 0-0.
Serie A
Verona-Leçe 3-0
Golat: Davidoviç ’19, Pesina ’34, Pacini(p) ‘87
Parma-Udineze 2-0
Golat: Galiolo ’19, Kulusevski ‘34