SPORT, 26 Janar 2020, 17:35

Francë/ Sulmuesi i Lionit bie pa ndjenja në fushë

Francë/ Sulmuesi i Lionit bie pa ndjenja në fushë
Një episod shumë tronditës ndodhi sot në ndeshjen e Lioniy me Tuluzën. Sulmuesi Martin Terrier nuk u ndje mirë në fushë dhe u detyrua të linte fushën me barrelë në kushte jo të mira shëndetësore. 22-vjeçari nuk e kontrollonte dot më veten dhe ra në tokë pa ndjenja. Lojtarët e tjerë e rrethuan duke u përpjekur ta ndihmonin. Ekipi mjekësor i klubit të Lionit i erdhi në ndihmë lojtarit, i cili shumë shpejt u përmirësua.