AKTUALITET, 6 November 2026, 12:20

Tragjike në Vlorë/ E zuri korenti gjatë punës në nënstacionin elektrik, humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Kocul

Tragjike në Vlorë/ E zuri korenti gjatë punës në

Një elektricist 45-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë punës në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul, në Vlorë.

 Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, rreth 45 vjeç, i cili ishte pjesë e grupit të punës së Drejtorisë së Tensionit të Lartë.

 Ngjarja ka ndodhur teksa grupi i punonjësve po kryente punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit në punë.