SPORT, 26 Janar 2020, 11:33

Luhet kryendeshja e javës së 19-të, mësohet arbitri që do të vendosë drejtësi në Kukësi-Partizani

Luhet kryendeshja e javës së 19-të, mësohet arbitri që


Kukësi-Partizani do të gjykohet nga gjashtë arbitra, pasi është kryendeshja e javës së 19-të.

FSHF-ja ka vendosur që t’i besojë në këtë takim kryesorit Eldorian Hamiti, i cili mban edhe stemën e FIFA-s.

Kandidat potencial ishte edhe Juxhin Xhaja, por sektori i arbitrimit ka caktuar pikërisht gjyqtarin e kolegjiumit të Lezhës, i cili në javën e 18-të vendosi drejtësi në Teuta-Laçi 0-1.

Mbetet për t’u konfirmuar se kush do të jenë anësorët dhe arbitrat e linjës.