SPORT, 25 Janar 2020, 20:01

Kampionati italian pret Januzajn, një tjetër klub i Serisë A gjurmon futbollistin shqiptar

Kampionati italian pret Januzajn, një tjetër klub i Serisë A


Megjithëse luan në Spanjë me Real Sociedadin, Adnan Januzaj ka ngjallur interesin e disa klubeve italiane.

Përveç Milanit dhe Romës, ku këta të fundit duken më afër 24-vjeçarit, edhe klubi i Parmës është përfshirë në garën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të avancuar të kombëtares së Belgjikës. Sipas “Sky Sport” mësohet se Parma po monitoron Januzajn duke marrë parasysh cilësitë e tij si futbollist.

Pasi nuk arriti të stabilizohej te Mançester Junajtid, Januzaj ka mundësinë më të mirë për ngritur karrierën e tij.