SPORT, 26 Janar 2020, 14:13

Atletiko Madridi harron të fitojë, dështon përsëri në shtëpi ndaj vendit të fundit

Atletiko Madridi harron të fitojë, dështon përsëri


Atletiko Madridi ka harruar të fitojë, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 nga Leganesit në shtëpi.

Pjesa e parë u dominua nga Leganesi, të cilët kishin disa raste për shënim, por nuk ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës. Ndërsa e dyta foli e gjitha për vendasit, të cilët u hodhën në sulm që në fillim, për të gjetur golin e fitores.

Megjithatë pavarësisht tentativave të shumta, përsëri bardhekuqtë nuk ia dolën të gjejnë golin dhe ndeshja u mbyll në barazim 0-0.

Kjo bëhet ndeshja e 4 radhazi që madrilenët humbin, duke u futur kështu në një krizë rezultatesh.