TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Atalanta ka arritur sot një fitore të pabesueshme, si rrallëherë në Serinë A, pasi ka mundur me shifrat 7-0 në transfertë skuadrën e Torinos, një ekip i cili në pjesën e parë të sezonit kishte pretendime të mëdha për zonën e Europës. Ka qenë një kapitullim i jashtëzakonshëm i torinezëve që kanë lënë shumë për të dëshiruar përballë Gjimshiti & Co. e që mendohet se do të çojë drejt shkarkimit trajnerin Maxarri.
Që në pjesën e parë Atalanta dominoi në çdo aspekt dhe e mbylli me shifrat 3-0 pasi Iliçiç, Gosens e Zapata me penallti tundën rrjetën e Sirigu. Në minutën e 53-të erdhi edhe goli i katërt me Iliçiç, i cili shënoi në mënyrë spektakolare nga mesi i fushës pasi pa portierin që kishte dalë nga katërkëndori. Pak sekonda më vonë ai i shtoi edhe golin e tretë personal sfidës duke çuar shifrat në 5-0.
Muriel u fut më pas në minutat e fundit dhe shënoi në minutat 86 e 88 dy golat e tjerë duke vulosur një fitore mbresëlënëse 7-0 që rrallëherë mund të shihet më në kampionatin italian ku mbrojtjet janë thuajse të pakalueshme. Me këtë sukses Atalanta i bashkohet Romës në vendin e katërt në renditje.