SPORT, 26 Janar 2020, 12:11

Shënoi ndaj İstanbul Başakşehir, Vedat Muriqi me dedikim prekës për një tifoz që ndërroi jetë në tërmetin e Turqisë

Shënoi ndaj İstanbul Başakşehir, Vedat Muriqi me dedikim prekës


Gjigandi kosovar realizoi golin e dytë të ndeshjes, ky realizim ka rëndësi të veçantë pasi në përfundim të ndeshjes Muriqi për mediat turke u shpreh se ja dedikon një personi i cili vdiq gjatë tërmetit që ndodhi mbrëmë në Turqi. “Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Mirac Can, i cili vdiq gjatë tërmetit. “Ai më dërgoi mesazh që do të vinte të shihte ndeshjen, kurse vëllai i tij më dërgoi mesazh duke më njoftuar se Mirac ka ndërruar jetë në tërmetin e djeshëm”, u shpreh Muriqi.

Ky është realizimi i 12-të për sulmuesin kosovar i cili e sheh kreun e golashënuesve 2 distanca larg. Ai është 25 vjeç dhe të jep siguri, pasi ka shënuar regullisht si me ekipin e tij si me Përfaqësuesen e Kosovës.

Shtatlarti mund të bëjë hapin e madh në karrierë dhe është i hapur për një goditje të tillë.