TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të plagosur tre të rinjtë Armando Tomorrica, Renaldo Manc dhe Biorgi Hoxha.
Dyshohet se objektiv ka qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur me nofkën “Ot Kila”, sipas BalkanWeb. Sipa hetimeve, autori dyshohet se ka qenë i maskuar, me maskë silikoni dhe paruke me flokë të gjatë për të fshehur identitetin e tij.
Po ashtu, ai dyshohet se kishte veshur rroba të errëta, një xhup të zi dhe doreza, duke ndjekur një plan të mirëorganizuar për të shmangur lënien e gjurmëve.
Aktualisht, policia dhe grupi hetimor po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë, si edhe provat e mbledhura në vendin e ngjarjes, me synim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ot Kila konsiderohet një emër i njohur për policinë dhe njihet si armik i Suel Çelës. Ky i fundit është dyshuar se ka porositur disa tentativa për eliminimin e tij.
